Sport

Kontrata e rinovuar midis Nike dhe FFF, arrin në më shumë se 100 milion euro në vit...

Në një intervistë për "Ouest-France" të shtunën, presidenti i FFF-së, Philippe Diallo konfirmoi informacionin se kontrata e furnizuesit të pajisjeve sportive, e rinovuar në prill me Nike, do të sjellë "përtej 100 milionëve euro” në vit për Federatën.

11 Maj 2024, 20:47 Nga DOSJA
Kontrata e rinovuar midis Nike dhe FFF, arrin në më shumë se 100

FRANCE - “Më duhet ta pranoj se përfunduam me një kontratë historike, me vlerë më shumë se 100 milionë euro. FFF është një nga Federatat me kontratën më të rëndësishme të pajisjeve sportive në botë për dhjetë vitet e ardhshme”,- shpjegoi presidenti i FFF-së, Philippe Diallo, në një intervistë dhënë këtë të shtunë për Ouest-France

Kjo shumë është më shumë se dyfishi i kontratës së mëparshme të lidhur 13 vjet më parë dhe që sillte nga 40 deri në 50 milionë në vit për FFF-në.

“Është një kënaqësi sepse do të thotë që ne i kemi dhënë vetes mjetet për të arritur ambiciet tona për të ardhmen e kombëtareve tona, klubeve tona amatore dhe ligës së femrave,”- tha ai.

Philippe Diallo, kandidati për zgjedhjet e kreut të FFF, të planifikuara për në fund të vitit, synon ta përdorë këtë fitim të papritur për një "plan feminizimi", "futsal", një "reformë të arbitrazhit" dhe "nisjen e një komisioni për ndërkombëtarët (burra dhe gra) brenda Fed”,- detajoi ai në fund.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll