Sport

VIDEO / Chelsea përmbys Notingham Forest, rënia nga Premier League më afër!

Forest numëron 3 pikë më shumë se Lutoni. Java e fundit sjell duelet Burnley-Nottingham dhe Luton-Fulham. Nëse Forest thyhet, Lutoni duhet të fitojë 11-0…

12 Maj 2024, 01:35 Nga DOSJA
VIDEO / Chelsea përmbys Notingham Forest, rënia nga Premier League

ANGLI - Garë deri në fund për mbijetesën në Premier League. Nottingham Forest i nevojitej një pikë në takimin përballë Chelseat, por në fund humbi 2-3.

Skuadra historikë angleze – vetmja me më shumë Liga Kampionesh (2) sesa tituj kampion (1) – nuk arriti të siguronte pikën e dëshiruar. Mykhailo Mudryk kaloi “Blutë e Londrës” në avantazh, por vendasit barazuan në pjesën e parë me anë të Willy Boly.

Callum Hudson-Odoi kaloi The Reds në avantazh falë një goli shumë të bukur 15 minuta përpara fundit. Por, festa u ndal pas dy golave brenda dy minutave nga Raheem Sterling dhe Nicolas Jackson. Gjithsesi, Forest numëron 3 pikë më shumë se Lutoni. Java e fundit sjell duelet Burnley-Nottingham dhe Luton-Fulham. Nëse Forest thyhet, Lutoni duhet të fitojë 11-0…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll