Aktualitet

FOTO/ Japin dhe gjakun për njëri-tjetrin! Sportistët e Vllaznisë solidarizohen me të plagosurit nga tërmeti, zbarkojnë ur

26 Nëntor 2019, 15:47 Nga DOSJA
FOTO/ Japin dhe gjakun për njëri-tjetrin! Sportistët e

SHKODËR– Sportistët shkodranë janë solidarizuar me të plagosurit nga tërmeti.

Siç shihet edhe në foton e siguruar nga Dosja.al, sportistët e Vllaznisë kanë zbarkuar me urgjencë pranë Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak për të plagosurit nga tërmeti.

Në foto është trajneri i boksit Jozef Sermi.

18 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj. 

Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jozef sermi sportistet dhurojne gjak termet i forte ne shqiperi jozef sermi sportistet dhurojne gjak termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 14:59

ISHMT njofton qytetarët: Mos përdorni ashensorët

TIRANË- Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar qytetarët se nuk duhet të përdorin ashensorin deri në njoftim të dytë, për shkak të rrez...