Aktualitet

Tërmet 7 ballë godet Shqipërinë/ 24 të vdekur nën rrënoja, 600 të plagosur, gjendje alarmante në Thumanë e Durrës (VD

26 Nëntor 2019, 03:36 Nga DOSJA

SHQIPERI- Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 24 viktima dhe mbi 600 të plagosur.

Një viktimë u shënua në Thumanë një grua e moshuar humbi jetën, pasi u zu nën rrënoja por shpëtoi nipi i saj, i cili u nxorr gjallë nga gërmadhat.  Dy viktima të tjera u shënuan në Kurbin, pasi një person humbi jetën i përfshirë nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar u hodh nga ballkoni. Po në këtë qytet, një tjetër ndërroi jetë, pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.

Bilanci i viktimave është rënduar në Thumanë, kur nga rrënojat e shtëpive të shkatërruara janë nxjerrë dhe trupat e tjerë të pajetë.

Qytetet më të prekura janë Tirana, Durrësi, Lezha dhe Shijaku, ku aty ka shumë ndërtesa të shembura dhe njerëz të lënduar. Spitalet e vendit janë mbushur me të lënduar.  Tërmeti ka qenë shumë i fuqishëm, saqë ka ndjerë edhe në shtetet përreth si Maqedoni e Veriut, Kosovë, Serbi dhe Bullgari.

(J.V;F.G;F.M;A.B;K.M/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 14:59

ISHMT njofton qytetarët: Mos përdorni ashensorët

TIRANË- Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar qytetarët se nuk duhet të përdorin ashensorin deri në njoftim të dytë, për shkak të rrez...