Aktualitet

ISHMT njofton qytetarët: Mos përdorni ashensorët

26 Nëntor 2019, 14:59 Nga DOSJA
ISHMT njofton qytetarët: Mos përdorni ashensorët

TIRANË- Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar qytetarët se nuk duhet të përdorin ashensorin deri në njoftim të dytë, për shkak të rrezikut nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë mëngjesin e sotëm.

“Përdorues të ashensorëve/Banor/Administator/Persona Përgjegjës, nisur nga situata e krijuar dhe dëmet e shkaktuara prej lëkundjeve të forta sizmike të datës 26 Nëntor, lutemi të merrni masat për mospërdorimin e ashensorëve deri në një njoftim të dytë. Kjo është për sigurinë e jetës për Ju dhe familjet tuaja!”,njofton ISHMT.

Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.  Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

A.M/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mos përdorni ashensorët termet 26 nentor 2019 termeti i forte ne shqiperi termeti ne shijak mos përdorni ashensorët termet 26 nentor 2019 termeti i forte ne shqiperi termeti ne shijak

Sondazh

Poll