Aktualitet

FOTO/ Arsenal pajisjesh dhe qen të specializuar, forcat kosovare në mision për të shpëtuar jetë, krahas homologëve duke g

26 Nëntor 2019, 15:38 Nga DOSJA
FOTO/ Arsenal pajisjesh dhe qen të specializuar, forcat kosovare në

TIRANË– Forcat e Sigurisë së Kosovës janë angazhuar në misionet e shpëtimit në Durrës dhe Thumanë ku ende gjenden njerëz të bllokuar nga nën ndërtesat e shembura nga tërmeti.

Dosja.al mëson se forcave shqiptare u janë bashkuar hologët nga Kosova, të cilët kanë ardhur të super përgatitur me arsenal pajisjesh dhe me qen.

Përveç qenve, të cilët janë të specializuar për të bërë të mundur gjetjen e njerëzve të mbetur nën rrënoja, forcat Koavare kanë marrë me vete edhe pajisje të programuara për të gjetur njerëzit duke lokalizuar nxehtësinë trupore.

 18 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj. 

Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet forcat e shpetimit te kosoves termet i forte ne shqiperi forcat e shpetimit te kosoves termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 14:59

ISHMT njofton qytetarët: Mos përdorni ashensorët

TIRANË- Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar qytetarët se nuk duhet të përdorin ashensorin deri në njoftim të dytë, për shkak të rrez...