Sport

Ten Hag pak i intereson 'vota e besimit' e pronarëve të Man.United: "Nuk dua t’ia di"

Trajneri i ‘Djajve të Kuq’ bën thirrje për arsye të shëndoshë dhe i vjen keq për krizën e lëndimeve që ka pllakosur skuadrën.

11 Maj 2024, 12:32 Nga DOSJA
Ten Hag pak i intereson 'vota e besimit' e pronarëve të

ANGLI - Erik ten Hag, trajneri i Mançester Junajtid, u kërkoi pronarëve të “Djajve të Kuq” mendje të shëndoshë edhe nëse nuk arrin të fitojë ndonjë titull këtë sezon, duke theksuar se kriza e dëmtimeve që pllakosi ekipin gjatë gjithë sezonit, e bëri gjithçka më të vështirë.

"Unë mendoj se ata kanë sens të përbashkët. Ata mund të shohin se ne përdorëm 32 lojtarë të ndryshme në mbrojtjeje gjatë gjithë sezonit, humbëm tetë mbrojtës qendrorë (të dëmtuar)... Ata e dine, se fakti që ne nuk kemi një mbrojtës të majtë ka ndikim negativ në rezultate”, ka thënë fillimisht trajneri holandez i cituar nga “Daily Mail”.

Dhe ai vazhdon: "Ne jemi ende duke luftuar dhe kemi një finale të mrekullueshme të Kupës për të luajtur. Ne jemi ende atje, mund të jetë një moment kulmor i sezonit. Ne e dimë pse nuk po luajmë mirë. Unë jam një person realist, unë mund ta shoh këtë, por pasi të bëhej analiza, asnjë ekip nuk do të ishte në gjendje të luante mirë me kaq shumë dëmtime”.

I pyetur nëse ka marrë një votëbesim nga drejtuesit, Ten Hag është dukur... indiferent. "Është përgjegjësia ime. Prandaj jam trajner, jam këtu për të dhënë përgjigje. Votë besimi? Nuk më intereson, nëse e kanë bërë apo jo, unë jam duke punuar për të përmirësuar ekipin. Kjo është puna ime këtu,"- përfundoi ai.

Kujtojmë se Manchester United ka edhe katër ndeshje të tjera deri në fund të sezonit: “Djajtë e Kuq” presin Arsenalin dhe Newcastle dhe vizitojnë Brighton në ndeshjet e mbetura të Premier League. Në finalen e FA Cup, ata do të përballen me Manchester Cityn.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll