Sport

Lojërat Olimpike 2024: “Dosja Mbappe” pritet të mbyllet edhe zyrtarisht…

Njoftimi i Mbappe për largimin e tij nga PSG i ktheu në lajme temat e ndryshme rreth tij. Dhe në veçanti prania në Lojërat Olimpike 2024.

11 Maj 2024, 10:56 Nga DOSJA

Lojërat Olimpike 2024: “Dosja Mbappe” pritet të mbyllet

FRANCE - Prej muajsh, Kylian Mbappé e ka gjetur veten në qendër të disa pyetjeve të ndjeshme ndaj vendosi ta zgjidhë përfundimisht një të tillë këtë të premte në mbrëmje.

Po, fundi i aventurës së tij te PSG, është shpallur vërtet pas shtatë sezonesh me klubin kryeqytetas francez. Tani mbetet për të zgjidhur paqartësitë e tjera, përkatësisht datën e njoftimit zyrtar të kalimit të tij te Real Madrid dhe atë të prezantimit në publik në ‘Santiago Bernabeu’.

Ndërsa pret të mësojë më shumë për këtë temë, e përditshmja Marca përmend një tjetër po aq të rëndësishme, përkatësisht praninë e Kylian Mbappe në Lojërat Olimpike 2024 dhe për të përditshmen afër Real Madridit, pa dyshim.

Raportohet se Real Madrid refuzon kategorikisht ta lejojë lojtarin e saj të ri të konkurrojë në garat olimpike, madje edhe në Francë. Pavarësisht presionit nga vetë Emmanuel Macron, duket se dosja Mbappe në Lojërat Olimpike tashmë është mbyllur...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Maj 2024, 12:32

Verdiktet e fundit të Superiores…

TIRANE - Kampionati i kategorisë Superiroe luan këtë të shtunë javën e fundit, me shumë verdikte ende në lojë. N...