Sport

Të shtunën, akti i fundit i Kampionatit të 85-të Superiores, katër ekipe për garë për vendin e fundit në “Final Four”...

Java e fundit e kampionatit të rregullt në “Abissnet Superiore” do të luhet të shtunën në orën 16:00.

11 Maj 2024, 11:43 Nga DOSJA

Të shtunën, akti i fundit i Kampionatit të 85-të Superiores,

TIRANE - Verdiktet janë dhënë, ka mbetur vetëm një. Skuadra e fundit e “Final Four”. Skënderbeu, Teuta, Dinamo dhe Tirana do të luftojnë deri në minutën e fundit për vendin e katërt në “Final Four”.

Skënderbeu do të përballet në stadiumin “Loro Boriçi” me Vllazninë. Korçarët kërkojnë fitoren për të siguruar vendin e katërt, ndërsa shkodranët synojnë triumfin për të shpresuar deri në fund për vendin e dytë në kampionat.

Në “Egnatia Arena” të Rrogozhinës do të luhet ndeshja Egnatia - Tirana. Kryesuesit e “Abissnet Superiore” me fitoren e fundit ndaj Dinamos siguruan vendin e parë dhe vijnë të qetë në këtë sfidë, ndërsa bardheblutë luajnë vetëm për fitore, për të shpresuar edhe ata deri në fund për “Final Four”.

Në “Niko Dovana” do të zhvillohet kryendeshja e javës, një tjetër përballje e fortë mes Teutës dhe Dinamos. Objektivi i të dyja skuadrave është vetëm fitorja.

Partizani në “Arenën e Demave” do të synojë fitoren e pestë radhazi ndaj Erzenit për të siguruar edhe vendin e dytë në kampionat, ndërsa në Laç do të luhet sfida Laçi – Kukësi, ndeshje kjo e konsideruar e lehtë.

Të shtunën, akti i fundit i Kampionatit të 85-të Superiores,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll