Sport

VD/ Tenisti serb Novak Djokoviç, goditet në kokë nga një shishe uji në Foro Italico!

Tenisti serb, numri në botë u plagosur nga një objekt i rënë nga çanta e shpinës së një tifozi në tribunat e stadiumit qendror të Foro Italico.

11 Maj 2024, 08:00 Nga DOSJA

VD/ Tenisti serb Novak Djokoviç, goditet në kokë nga një

ITALI - Episodi i keq në fund të ndeshjes së fituar në turneun ndërkombëtar të Romës nga Novak Djokovic ndaj francezit Moutet me rezultatin 6-3, 6-1. Ndërkohë që numri një i botës po dilte nga fusha qendrore e Foro Italico dhe po jepte autografe për tifozët, një shishe uji që ra nga tribuna dhe e goditi në kokë, duke e bërë të rrëzohej për disa sekonda në tokë.

Për Nolen, një dëmtim në kokë, i cili ka shkaktuar edhe gjakderdhje të lehtë, është transportuar në qendrën mjekësore për mjekim, ka pësuar një nauze të lehtë, por është mirë dhe gjendja e tij nuk shqetëson shumë. Nga videot në rrjetet sociale kuptojmë se si tenisti serb është goditur, pa dashje, nga shishja e ujit që doli nga çanta e shpinës së një personi që ishte përkulur për të marrë autografin.

"Novak Gjokoviç është goditur në kokë nga një shishe uji teksa po jepte autografe për shikuesit në përfundim të ndeshjes së tij, duke u larguar nga fusha. Ai iu nënshtrua mjekimeve të nevojshme dhe tashmë është larguar nga Foro Italico për t'u kthyer në hotel, gjendja e tij nuk shkakton shqetësim." Kjo është bërë e ditur nga organizatirët e turneut.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 10 Maj 2024, 12:32

Verdiktet e fundit të Superiores…

TIRANE - Kampionati i kategorisë Superiroe luan këtë të shtunë javën e fundit, me shumë verdikte ende në lojë. N...