Bota

FOTO/ Pamje mahnitëse, qielli në SHBA dhe Europë mbulohet nga aurorat shumëngjyrëshe

Ndërsa qendra e parashikimit tha të premten se stuhia diellore ka të ngjarë të vazhdojë gjatë fundjavës. 

11 Maj 2024, 09:04 Nga E. D

FOTO/ Pamje mahnitëse, qielli në SHBA dhe Europë mbulohet nga

SHBA- Një stuhi gjeomagnetike shumëngjyrëshe ose siç njihen ndryshe drita verore janë shfaqur në qiellin Kaliforni, Mbretërinë e Bashkuar, Europë dhe hemisferën veriore, duke dhuruar pamje spektakolare. Gjithashtu kur grimcat me energji arrijnë fushën magnetike të Tokës, ato ndërveprojnë me gazrat në atmosferë për të ndriçuar qiellin me ngjyra të ndryshme.

Stuhia gjeomagnetike në vazhdim është tani “ekstreme”, ose niveli 5 nga 5, tha Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor të premten mbrëma. Kjo është stuhia e parë e nivelit G5 që nga tetori 2003.

Ndërsa qendra e parashikimit tha të premten se stuhia diellore ka të ngjarë të vazhdojë gjatë fundjavës. Një vëzhgim i fortë i stuhisë gjeomagnetike u publikua nga Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës së SHBA-së ditën e djeshme, paralajmërimi i parë i tillë që nga janari 2005.

stuhi gjeomagnetike

Sondazh

Poll