Bota

"Nëse marrim armë mjaftueshëm situata kthehet kundër tyre"/ Ukraina: Lufta me Rusinë do të hyjë në fazën kritike në dy muajt e ardhshëm

Dërgesat e armëve amerikane në Kiev janë vonuar me muaj të tërë pasi paketa e ndihmës e promovuar nga presidenti amerikan Joe Biden është bllokuar në Kongres për shkak të mosmarrëveshjeve midis demokratëve dhe republikanëve. 

11 Maj 2024, 08:35 Nga E. D
"Nëse marrim armë mjaftueshëm situata kthehet kundër
foto ilustruese

UKRAINA- Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës  tha në një intervistë të botuar të premten se ai beson se lufta kundër Rusisë do të hyjë në një fazë kritike në dy muajt e ardhshëm pasi Moska përpiqet të përfitojë nga vonesat në furnizimet me armë në Kiev.

“Rusia e di se nëse marrim mjaftueshëm armë brenda një ose dy muajsh, situata do të kthehet kundër tyre”, tha gjenerali Oleksandr Pavlyuk. 

Dërgesat e armëve amerikane në Kiev janë vonuar me muaj të tërë pasi paketa e ndihmës e promovuar nga presidenti amerikan Joe Biden është bllokuar në Kongres për shkak të mosmarrëveshjeve midis demokratëve dhe republikanëve. 

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy  vuri në dukje dje se vendi i tij ka nevojë që dërgesat e ardhshme të armëve bazë të bëhen në kohë. Intervista e Pavlyuk u zhvillua përpara se Rusia të sulmonte zonat në pjesën verilindore të provincës Kharkiv me automjete të blinduara.

Sipas Pavlyuk, Moska do të mbetet e fokusuar në përparimin e saj të ngadaltë në provincat Luhansk dhe Donetsk në lindje. Ai theksoi se Kievit i duhet më shumë mbrojtje kundërajrore dhe vlerësoi se ajo do të forcohet me dorëzimin e afërt të avionëve luftarakë F-16. Siç shpjegoi kreu i ushtrisë tokësore të Ukrainës, Rusia po teston stabilitetin e linjave tona përpara se të zgjedhë drejtimin më të përshtatshëm.

Gjithashtu forcat ruse kanë pushtuar disa fshatra në Ukrainën lindore pasi morën kontrollin e qytetit Avdiivka në shkurt. Pavlyuk duket se minimizon humbjen e mundshme të qytetit të Chasiv Yar, i cili shihet si kritik për aftësinë e Moskës për të kontrolluar qytete të tjera si Kramatorsk dhe Sloviansk.

Humbja e Chasiv Yar nuk do të jetë përcaktuese pasi është një vendbanim i thjeshtë urban", vlerësoi ai.

lufta ukrain-rusi volodymyr zelenskyy  oleksandr pavlyuk 

Sondazh

Poll