Bota

“Do të doja t’i kishte injektuar vetes zbardhues”/ Biden kujton deklaratën e bujshme të Trump, por nuk i ndal gafat e tij

Duke folur në një mbledhje fondesh për fushatën në San Francisko të premten, Biden foli për kaos nën presidencën Trump, të cilin votuesit nuk duhet ta harrojnë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

11 Maj 2024, 07:42 Nga E. D
“Do të doja t’i kishte injektuar vetes zbardhues”/ Biden
joe biden

SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden ka kujtuar deklaratën e bujshme të Donald Trump, ndërsa tha se me shaka dëshironte që ish-presidenti t’i kishte “injektuar vetes zbardhues”, duke kujtuar propozimin shumë të rrezikshëm që ai bëri në 2020 në fillimin e pandemisë Covid-19.

Duke folur në një mbledhje fondesh për fushatën në San Francisko të premten, Biden foli për kaos nën presidencën Trump, të cilin votuesit nuk duhet ta harrojnë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

“Ju kujtohet kur ai tha se gjëja më e mirë për të bërë është t’i injektosh vetes një zbardhues? Kështu kishte thënë. Do të doja që ai të kishte bërë për vete”, tha Biden.

Gjatë muajve të parë të pandemisë Covid-19 në 2020, Trump kishte argumentuar se injektimi te vetja i dezinfektuesve si zbardhuesi ose alkooli izopropil mund të ofronte mbrojtje kundër koronavirusit. Gjithashtu muajin e kaluar, Biden iu referua përsëri atij sugjerimi të egër “injeksion zbardhues”, duke bërë shaka se Trump e provoi këtë metodë e cila sipas tij “i shkoi në të gjithë flokët”.

Ndërsa në ngjarjen e djeshme, Joe Biden i shquar për gafat e tij  iu referua Kim Jong-un, si “presidentit të Koresë së Jugut”  në vend të Koresë së Veriut dhe ngacmuesve të tij ndaj Trumpit  siç i përshkroi letrat që kishte dërguar ndaj ish-presidentit të SHBA.

joe biden

Sondazh

Poll