Bota

Përleshje e egër mes 25 pakistanezëve në një lokal në Greqi, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Siç raportohet nga mediat e huaja në përleshje kanë marrë pjesë rreth 25 pakistanezë, të cilët për arsye të panjohur kanë nxjerrë thika, si pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

11 Maj 2024, 08:07 Nga E. D
Përleshje e egër mes 25 pakistanezëve në një lokal
foto ilustruese

PAKISTAN- Një sherr mes disa burrave nga Pakistani ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në një lokal në Mykonos. Siç raportohet nga mediat e huaja në përleshje kanë marrë pjesë rreth 25 pakistanezë, të cilët për arsye të panjohur kanë nxjerrë thika, si pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Gjithashtu policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja e përgjakshme, ndërsa hetimet paraprake për rastin po kryhen nga Nëndrejtoria vendore. 

polica sherr mes pakistanezëve

Sondazh

Poll