Bota

Pesëvjeçares i ngec dora në derën e ashensorit, kamera regjistron dramën e vërtetë në New Jersey

Zoe Garatiotis kishte vendosur dorën në derën e ashensorit që u hap dhe e tërhoqi me vete, e cila gjë e tmerroi nënës e saj, Lonnie.

11 Maj 2024, 07:30 Nga E. D
Pesëvjeçares i ngec dora në derën e ashensorit, kamera
pamje nga vendngjarja

NEW JERSEY- Një pesëvjeçarja pësoi një lëndim në krah dhe iu desh ta qepte pas një aksidenti të tmerrshëm me ashensor në një kompleks apartamentesh në Hoboken, New Jersey. Zoe Garatiotis kishte vendosur dorën në derën e ashensorit që u hap dhe e tërhoqi me vete, e cila gjë e tmerroi nënës e saj, Lonnie. Ndërsa kamera e vëzhgimit regjistroi dramën e vërtetë.

Gjithashtu Zoe ishte në shoqërinë e nënës dhe miqve të saj me fëmijët. Lonnie mbajti derën, duke parandaluar një problem më të madh, ndërsa fëmija i frikësuar zgjati dorën.

Gratë spërkatën me dezinfektues me shpresën se Zoe do të dilte më lehtë, por nuk ia vlente. Drama zgjati për disa minuta, derisa e lyen dorën me yndyra që e solli një fqinj. Vajza fatkeqe u dërgua në spital, ku varra ishte qepur ndërsa nëntë muaj më vonë shenjat ishin ende të dukshme.

Prindërit vendosën të paditin prodhuesin dhe kompaninë që mirëmban ashensorin, me pretendimin se incidenti ishte rezultat i neglizhencës.  Nga ana tjetër kompanitë mohojnë përgjegjësinë dhe deklarojnë se fajtorët e vetëm janë nëna dhe fëmija. Procedura është ende në vazhdim.

zoe garatiotis

Sondazh

Poll