Bota

Lufta në Lindjen e Mesme/ Franca bën thirrje Izraelit: Të përfundojë operacioni ushtarak në Rafah

Kësht ka bërë të ditur Ministria e Jashtme franceze në një mesazh të shpërndarë të premten përmes platformës "X"

11 Maj 2024, 08:20 Nga E. D
Lufta në Lindjen e Mesme/ Franca bën thirrje Izraelit: Të
foto ilustruese

RAFAH- Franca i bën thirrje Izraelit të ndalojë menjëherë operacionin e tij ushtarak  në Rafah, i cili kërcënon të krijojë një situatë katastrofike për popullatën e Rripit të Gazës. Kësht ka bërë të ditur Ministria e Jashtme franceze në një mesazh të shpërndarë të premten përmes platformës "X"

“U bëjmë thirrje autoriteteve izraelite të ndalojnë menjëherë këtë operacion ushtarak dhe të kthehen në rrugën e negociatave, i vetmi që mund të çojë në lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm”, nënvizon Ministria e Jashtme franceze. 

Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quan të domosdoshëm operacionin ushtarak në Rafah bastioni i fundit i Hamasit në Rripin e Gazës, sipas tij ku janë të mbushur me 1.4 milionë palestinezë.

Duke kundërshtuar paralajmërimet ndërkombëtare, forcat e armatosura izraelite kanë kryer operacione të synuara në Rafah lindor që nga e marta, ndërsa bllokojnë pikën kufitare me Egjiptin një pikë kritike hyrëse për dërgimin e ndihmave humanitare në enklavën e rrethuar palestineze. Ushtria izraelite foli për një operacion të saktë kundër-terrorist në zona specifike në Rafah lindor, ku u eliminuan bërthamat terroriste.



ministria e jashtme franceze lufta ne lindjen e mesme benjamin netanyahu

Sondazh

Poll