Aktualitet

Armand Duka solidarizohet me familjarët e viktimave të tërmetit: Jemi një skuadër… (FOTO)

26 Nëntor 2019, 11:56 Nga DOSJA

TIRANË- Pas ngjarjes së rëndë të shkaktuar mëngjesin e kësaj të marte ku deri  më tani raportohet për 15 viktima dhe rreth 600 të plagosur, ka edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale është solidarizuar me familjarët e viktimave dhe të plagosurit.

“Të gjithë jemi prekur fizikisht apo shpirtërisht nga ky tërmet shkatërrimtar! Dhimbja jonë e madhe shkon për ata që humbën jetën, ndërsa solidarizohemi me të lënduarit dhe familjet e tyre. Jemi një skuadër me të gjithë shqiptarët, le ta kalojmë këtë ditë të vështirë sëbashku! #FSHF #Shqipëria #Tërmeti #JemiBashkë”- shkruan Presidenti Duka.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 15 viktima dhe mbi 600 të plagosur. Një viktimë u shënua në Thumanë një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja por shpëtoi nipi i saj, i cili u nxorr gjallë nga gërmadhat.  Dy viktima të tjera u shënuan në Kurbin, pasi një person humbi jetën i përfshirë nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar u hodh nga ballkoni. Po në këtë qytet, një tjetër ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armand duka termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë armand duka termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë

Sondazh

Poll