Art&Argëtim

The Lion King at the Hollywood Bowl/ North West i bashkohet koncertit live të Disney

Kasti do të interpretojë këngë dhe numra me kostume, skenografi dhe kukulla të produksionit të Broadway.

8 Maj 2024, 17:57 Nga S.B
The Lion King at the Hollywood Bowl/ North West i bashkohet koncertit live
North West

SHBA- North West, vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West po kalon nga "Paw Patrol" në një projekt tjetër kafshësh: një koncert me yje "Lion King" (Mbreti luan). West bashkohet me një kast që përfshin Heather Headley, Billy Eichner, Bradley Gibson, Ernie Sabella, Jason Weaver, Jeremy Irons, Nathan Lane, Jennifer Hudson dhe Lebo M për koncertin, i cili do të mbahet nga 24-25 maj në Hollywood Bowl.

Ngjarja prej dy netësh e quajtur "Disney's The Lion King at the Hollywood Bowl", do të filmohet dhe do të ketë një orkestër të plotë që do të performojë partiturën fituese të Oscarit të Hans Zimmer. Kasti do të interpretojë këngë dhe numra me kostume, skenografi dhe kukulla të produksionit të Broadway.

West luajti rolin e Mini-t në "PAW Patrol: The Mighty Movie" të vitit të kaluar, së bashku me Taraji P. Henson, Kristen Bell dhe James Marsden. Ajo u shfaq në këngën "Talking/Once Again", një bashkëpunim midis babait të saj dhe Ty Dolla $ign.

north west

Sondazh

Poll