Politike

“Ju liruat 40 banditë”, Alibeaj i përgjigjet Manjës: Nëse do ishte krijuar SPAK në 2017 s'do e votoje ligjin, do ishe te 313 për dosjen “184” të Dibrës

Manja tha se nëse SPAK do krijohej në 2017, amnistia s'do kalonte në Kuvend, sepse sipas tij ato që kërkuan interpelancën do ishin në burg për korrupsion.

9 Maj 2024, 11:05 Nga r.ll
“Ju liruat 40 banditë”, Alibeaj i përgjigjet Manjës:
enkelejd alibeaj, ulsi manja

TIRANË- Në Kuvend po zhvillohet interpelanca e kërkuar nga opozita me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja për Amnistinë Penale. 

Manja tha se nëse SPAK do krijohej në 2017, amnistia s'do kalonte në Kuvend, sepse sipas tij ato që kërkuan interpelancën do ishin në burg për korrupsion. Ai akuzoi Alibeajn duke i thënë se kishte liruar 40 banditë, kur ata ishin në qeveri. 

Në përgjigjen e tij, Alibeaj i tha Manjës se nëse, SPAK do të bëhej në 2017, sipas demokratit, Manja nuk do e votonte se do ishte te 313 për dosjen “184”  të Dibrës

Manja: Ka një problem nëse do ta kishim SPAK të krijuar në 2017 jam i bindur se kjo Amnisti nuk do të kishte kaluar në Kuvend sepse me standartet e SPAK simbole të korrupsionit dhe zyrtarë të lartë që më kërkojnë mua sot interpelancë do të ishin në burg. Ju liruat 40 banditë pyet Berishën.

Alibeaj: Paske liruar 8, 18, 26, 46. Ndryshe nga ç’betoheshe një muaj më parë. Së dyti e patë që nuk mbajti asgjë për vete. Th e votuat ju e mbani për vete. E kemi peshqesh nga bashkimi një muaj më parë. Nëse do të bëhej në 2017 nuk do e votoje se do ishte te 313. E mban mend dosjen “184” e Dibrës? Kam kërkuar nga SPAK dhe do t’i marr për të kuptuar të vërtetën për Amnistinë. Gënjeshtra e amnistisë u shkëput si maska nga fytyra e Ulsiut dhe atyre që e votuan, SPAK demaskoi qeveritarët sepse 100 të dënuar nga GJKKO përfituan.

enkelejd alibeaj ulsi manja seance plenare 9 maj 2024

Sondazh

Poll