Aktualitet

U vendos në pranga për korrupsion, Gjykata e Posaçme liron avokatin e Korçës Arben Lena

Mësohet se ai do të qendrojë në masën e arrestit shtëpiak, deri në përfundim të hetimeve.

9 Maj 2024, 11:06 Nga N.F
U vendos në pranga për korrupsion, Gjykata e Posaçme liron
Arben Lena

KORÇË- Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin ditën e sotme për të liruar nga burgu avokatin e Korçës, Arben Lena. Avokati Lena u vendos në pranga pasi akuzohej për korrupsion. Mësohet se ai do të qendrojë në masën e arrestit shtëpiak, deri në përfundim të hetimeve.

Lena u arrestua në janar të këtij viti me dyshimin se do të ndikonte në Gjykatën e Apelit të Korçës. Lena akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici, i arrestuar për trafikim refugjatësh. Nga ky hetim, më parë në pranga me urdhër të SPAK, janë arrestuar 4 persona dhe janë vendosur nën masën “detyrim për t’u paraqitur” dy të tjerë.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 28.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit ndaj personit nën hetim Arben Lena, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25 i K.Penal; Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri bazuar në Nenet 238, 244, 253, 258 e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 8, datë 29.01.2024, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës.
2. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Arben Lena, të kryer me datë 27.01.2024, ora 14.50, sipas procesverbalit “Për zbatimin e urdhërit të prokurorit të datës 26.01.2024”.
3. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim Arben Lena, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25 i K.Penal, duke urdhëruar mbajtjen e tij në një institucion paraburgimi.
4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.
U shpall sot në Tiranë, me datë 29.01.2024.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

arben lena lirim gjykata e posaçme

Sondazh

Poll