Aktualitet

Gjatë kontrollit në mjet iu gjetën 1000 fara cannabisi, arrestohet 37-vjeçari në aksin Lezhë-Shkodër

Mësohet se arrestimi ka ardhur pas një kontrolli në mjetin e tij ku iu gjetën 1000 fara kanabisi.

9 Maj 2024, 10:58 Nga N.F
Gjatë kontrollit në mjet iu gjetën 1000 fara cannabisi,
Arrestimi

LEZHË-Një 37-vjeçar është vënë në pranga në aksin Lezhë-Shkodër. Mësohet se arrestimi ka ardhur pas një kontrolli në mjetin e tij ku iu gjetën 1000 fara kanabisi.

Sipas njoftimit të policisë  37-vjeçari që synonte t’i shiste farat, me qëllim kultivimin. Në pranga është vënë 37-vjeçari me inicialet K. M. 

 Njoftimi i plotë:

Operacione policore të njëpasnjëshme për të goditur që në fazë fillestare kultivimin e bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Seeds”. Sekuestrohen 1000 fara cannabisi. Kapet në flagrancë, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, 37-vjeçari që synonte t’i shiste farat, me qëllim kultivimin.

Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Lezhë, kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin K. M., 37 vjeç, banues në Lezhë.

Nga kontrolli fizik i kryer në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, këtij shtetasi iu gjetën 1000 fara cannabisi, të cilat i posedonte për t’i shitur, me qëllim kultivimin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

vau deje arrestim droge

Sondazh

Poll