Aktualitet

Protesta para bashkisë së Tiranës, arrestohet një 48-vjeçar

I arrestuari akuzohet se ka kryer veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

9 Maj 2024, 10:18 Nga r.ll
Protesta para bashkisë së Tiranës, arrestohet një
foto nga protesta

TIRANË- Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia lidhur me protestëm e organizuar nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, para bashkisë së Tiranës. 

I arrestuari akuzohet se ka kryer veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë dy protestave të fundit, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:

- S. B., 48 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Materialet i kaluan Prokurorisë.

protesta para bashkise se tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll