Aktualitet

Ra nga lartësia e një pallati ku po punonte, punëtori në Shëngjin humb jetën

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa identiteti i punëtorit nuk dihet ende

9 Maj 2024, 08:55 Nga r.ll
Ra nga lartësia e një pallati ku po punonte, punëtori në
foto nga vendngjarja

SHËNGJIN- Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën ditën e sotme në Shëngjin. Viktima ka rënë nga lartësia e një pallati që po ndërtohej.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa identiteti i punëtorit nuk dihet ende.  Grupi hetimor po verifikon kushtet e sigurisë në punë dhe dokumentacionin ligjor të kompanisë ku punonte 28-vjeçari, ndërsa pjesë e verifikimeve është bërë edhe Inspektorati Shtetëror i Punës.

vdekje ne shengjin

Sondazh

Poll