Aktualitet

Kishin mbjellë dy parcela me drogë në Krujë, arrestohen dy persona, sekuestrohen 130 bimë kanabis

Policia bën me dije se gjatë kontrollit në këto parcela u gjetën dhe sekuestruan 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis.

9 Maj 2024, 09:02 Nga N.F
Kishin mbjellë dy parcela me drogë në Krujë, arrestohen dy
Pamje nga vendi i ngjarjes

KRUJË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Krujë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kishin mbjellur 2 parcela me drogë në fshatin Mukje.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit në këto parcela u gjetën dhe sekuestruan 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis. Gjithashtu gjatë kontrollit në bamesën e një prej të arrestuarve u gjetën dhe sekuestruan një krehër arme dhe municion luftarak.

Njoftimi i plotë:

Krujë/ Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, ka finalizuar operacionin e koduar "Monitorimi".

Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. S., 55 vjeç, dhe M. M., 23 vjeç, të dy banues në Mukje, Krujë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Mukje, Krujë. Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krehër arme dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

kruje arrestim droge

Sondazh

Poll