Aktualitet

Minatorët protestë para Kuvendit, kërkojnë miratimin e statusit të veçantë: Pensioni qesharak që japni nuk na del as për ilaçe

Ata kanë deklaruar se pensionet që marrin janë tejet të ulëta dhe nuk u mjaftojnë as për të blerë ilaçe e jo për të jetuar.

9 Maj 2024, 10:01 Nga r.ll
Minatorët protestë para Kuvendit, kërkojnë miratimin e
protesta

TIRANË- Jashtë ambienteve të Kuvendit, po zhvillohet një protestë, ndërsa për pak minuta pritet të nisë edhe seanca plenare.  Minatorët kanë kërkuar kushte ekonomike dhe miratimin e statusit të minatorit.

Ata kanë deklaruar se pensionet që marrin janë shumë të ulëta dhe nuk u mjaftojnë as për të blerë ilaçe e jo për të jetuar.

“Minatorët duan status duan kushte ekonomike. Ju na keni lënë në mjerim dhe tani po vuajmë. Secili nga ne ka 2-3 palë ilaçe me vete. Pensioni qesharak që na keni dhënë nuk na del as për ilaçe”, tha njëri prej tyre.

minatorët në proteste

Sondazh

Poll