Sport

Kategoria Superiore / Egnatia vazhdon në krye, 4 ekipe për vendin e katërt!

Skuadra e Edi Martinit triumfoi me rezultatin 0-3 në transfertën ndaj Erzenit të rënë tashmë në Kategorinë e parë, Skenderbeu u ngjit përkohësisht në vendin e katërt me 48 pikë, i ndjekur nga Tirana, Teuta dhe Dinamo me nga nje pike me pak.

8 Maj 2024, 20:14 Nga DOSJA

Kategoria Superiore / Egnatia vazhdon në krye, 4 ekipe për vendin e

DURRES - Teuta i afrohet “Final 4”. Durrsakët vijojnë të kalojnë një moment të shkëlqyer, duke siguruar matematikisht mbijetesën dhe duke e parë veten një pikë larg vendit të katërt.

Skuadra e Edi Martinit triumfoi me rezultatin 0-3 në transfertën ndaj Erzenit të rënë tashmë në Kategorinë e parë dhe tani ka 47 pikë, po aq sa kanë edhe Tirana e Dinamo.

Bardheblutë nuk shkuan dot përtej barazimit pa gola në klasiken e futbollit shqiptar ndaj Vllaznisë në “Air Albania”, ndonëse në pjesën e dytë patën 2-3 mundësi të arta për të shënuar golin e fitores. Nga ana tjetër Dinamo u mposht në shtëpi nga Egnatia me rezultatet minimale 0-1.

Po me shifrat 0-1 triumfoi edhe Partizani në Kukës, duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes me një pikë më shumë se Vllaznia. Vlen të theksohet se me suksesin e sotëm ndaj Dinamos, Egnatia ka mbyllur sezonin e rregullt në vendin e parë, pasi askush nuk mund ta parakalojë, me rrogozhinasit që do të shpërblehen me 100 milionë lekë dhe do të garojnë për titull në “Final 4”.

Një barazim në shtesë ndaj Laçit, ngjiti Skënderbeun të vetëm në vendin e katërt, me 48 pikë, ndërsa kurbinasit janë matematikisht në 'play out'-in e titullit kampion. Java e fundit e Kategorisë Superiore do të zhvillohet të shtunën, me Teutën, Tiranën, Dinamon e Skënderbeun, që do të duelojnë  për të përcaktuar të katërtën e Final 4 për titullin kampion.

Kategoria Superiore / Egnatia vazhdon në krye, 4 ekipe për vendin e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll