Art&Argëtim

VIDEO/ Incident në skenën e Eurovizionit, kërcimtarja humbet paruken gjatë performancës

Teksa performonte në skenë këngën ‘SloMo’, një nga kërcimtaret e saj ka pësuar një aksident.

8 Maj 2024, 16:08 Nga S.B
VIDEO/ Incident në skenën e Eurovizionit, kërcimtarja humbet
pamje nga ngjarja

SUEDI- Një nga balerinat e këngëtares spanjolle Chanel Terrero ka pësuar një incident të papritur në skenën e Eurovizionit ditën e djeshme. Këngëtarja spanjolle që përfaqësoi vendin e saj në konkursin e vitit të kaluar u ngjit në skenën në Malmö të Suedisë, në fillimin e gjysmëfinales së parë.

Teksa performonte në skenë këngën ‘SloMo’, një nga kërcimtaret e saj ka pësuar një aksident. Gjatë kërcimit të saj shpërthyes, i ra bishti i gjatë biond extension.

Mirëpo, vajza arriti të dilte shpejt nga situata duke e marrë në dorë paruken dhe duke e tundur në kuadër të spektaklit si të ishte pjesë e koreografisë.

eurovision spanje suedi

Sondazh

Poll