Art&Argëtim

VIDEO/ Çfarë nuk u pa pas tapetit të kuq? Stilisti shkurton me gërshërë fustanin prej rëre të Tyla-s

Drejtori kreativ i Balmain Olivier Rousteing ndryshoi pamjen e fustanit pas përfundimit të galasë, duke marrë gërshërët dhe duke e prerë atë në copa.

8 Maj 2024, 15:22 Nga S.B
VIDEO/ Çfarë nuk u pa pas tapetit të kuq? Stilisti shkurton me
Tyla

SHBA- Këngëtarja e "Water" Tyla në Met Gala 2024 ngjiti shkallët me fustanin e saj Balmain, i cili ishte i mbuluar me rërë të vërtetë të bërë me porosi për trupin e saj. Drejtori kreativ i Balmain Olivier Rousteing ndryshoi pamjen e fustanit pas përfundimit të galasë, duke marrë gërshërët dhe duke e prerë atë në copa.

“Ja çfarë nuk patë…”, shkroi Olivier Rousteing në Story-n e tij në Instagram, duke shpërndarë një video që e tregonte atë duke shkurtuar fustanin ndërsa Tyla e mbante lart.

Teksa zbriti në tapetin e kuq, ajo tregoi gjithashtu një çantë në formën e një ore me rërë dhe i dha turmës një pamje më të mirë të manikyrit të saj, i cili dukej si uji që pikon nga gishtat. Prerja e fustanit e shndërroi atë komplet në një kompozim ndryshe, si dhe ia bëri më të lehtë ecjen këngëtares së njohur.

@mtvuk I need to know how Olivier Rousteing cut Tyla’s Met Gala dress so perfectly??? ✂️???? [IG: @olivier_rousteing ????] #tyla #metgala #metgala2024 #olivierrousteing #mtvceleb ♬ original sound - mtvuk

met gala tyla

Sondazh

Poll