Art&Argëtim

VIDEO/ "Shtriga e Irlandës" thyen mallkimin e Eurovizionit, kalon në finale me performancën elektrizuese

Bambie i Irlandës u tha gazetarëve se ishin urdhëruar të hiqnin gjestet politike nga veshja e tyre përpara performancës gjysmëfinale.

8 Maj 2024, 14:46 Nga S.B
VIDEO/ "Shtriga e Irlandës" thyen mallkimin e Eurovizionit, kalon
Bambie Thug

SUEDI- Irlanda ka thyer "mallkimin" e saj në Eurovizion, duke u kualifikuar në finalen e madhe të konkursit për herë të parë që nga viti 2018. Irlanda e bëri këtë me ndihmën e një "magjistareje Goth Gremlin Goblin" këngëtarja e njohur Bambie Thug, himni elektro-metal i së cilës Doomsday Blue është tani ndër favoritët për të fituar.

Bambie i Irlandës u tha gazetarëve se ishin urdhëruar të hiqnin gjestet politike nga veshja e tyre përpara performancës gjysmëfinale. Kostumi i tyre fillimisht kishte përfshirë një shkrim të lashtë kelt të njohur si Ogham - për të cilin ata thanë se kishte shkruar "armëpushim" dhe "liri për Palestinën".

Performanca e Doomsday Blue u prit me duartrokitje të mëdha mbrëmë, teksa performuan në një rreth magjie me qirinj përpara se të pretendonin ti bënin ekzocercizmin një demoni. Ata gjithashtu bënë një ndryshim kostumi për të zbuluar një veshje të porositur në ngjyrat e flamurit trans.

Këngëtarja tha se ata e bënë këtë pasi synonin të "bërtitnin për të drejtat e transgjinorëve.”

eurovision

Sondazh

Poll