Art&Argëtim

FOTOT/ Hilary Duff nënë për herë të katërt, publikon fotot nga lindja e vajzës në shtëpi

Ylli i “Lizzie McGuire” solli në jetë vajzën e saj më 3 maj, fëmijën e tretë me bashkëshortin Matthew Koma.

8 Maj 2024, 11:50 Nga S.B
FOTOT/ Hilary Duff nënë për herë të katërt,
Hilary Duff

SHBA- Aktorja e njohur Hilary Duff ka sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt. Ylli i “Lizzie McGuire” solli në jetë vajzën e saj më 3 maj, fëmijën e tretë me bashkëshortin Matthew Koma.

Vogëlushja quhet Townes Meadow Bear, zbuloi ajo në Instagram të martën, së bashku me fotot bardhë e zi nga lindja në shtëpi.

“Kam ëndërruar të të mbaj në krahë prej muajsh dhe 5 ditët e fundit të takimit me ty, të të shikoja dhe të nuhasja kanë qenë momente magjie të pastra. Të gjithë të duam sikur të ishe këtu që në fillim bukuroshja ime.” shkroi aktorja në postim.

FOTOT/ Hilary Duff nënë për herë të katërt,
Townes Meadow Bear

Aktorja 36-vjeçare zbuloi se është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt në dhjetor 2023. Duff dhe Coma kanë dy vajza të tjera: Banks, 5, dhe May, 3. Fëmija më i madh i Duff është Luca 12-vjeçar, të cilin ish-ylli i Disney Channel e ka me ish-bashkëshortin Mike Comrie.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hilary Duff (@hilaryduff)

hilary duff

Sondazh

Poll