Art&Argëtim

FOTO/ U kualifikuan për në finalen e madhe të "Eurovision 2024", kush janë 10 artistët që vijojnë rrugëtimin

15 këngë konkurruan për 10 biletat për në finalen e madhe të së shtunës që do të mbahet më 11 maj. 

8 Maj 2024, 09:46 Nga M.B
FOTO/ U kualifikuan për në finalen e madhe të "Eurovision
Përfaqësuesit

SUEDIA- Mbrëmjen e shkuar ka startuar Festivali europian i këngës, "Eurovision Song Contest 2024" ku dhe u zhvillua gjysmëfinalja e parë në Malmö Arena të Suedisë. 15 këngë konkurruan për 10 biletat për në finalen e madhe të së shtunës që do të mbahet më 11 maj. Ndërsa Moldavia, Islanda, Australia, Polonia dhe Azerbajxhani u eliminuan. Rendi i performancave për Finalën e Madhe do të përcaktohet nga një short pas gjysmëfinales së dytë të së enjtes.

10 shtetet që u kualifikuan nga gjysmëfinalja e parë ishin:

1. Serbia
2. Portugalia
3. Sllovenia
4. Ukrainë
5. Lituania
6. Finlanda
7. Qipron
8. Kroacia (në foto)
9. Irlanda
10. Luksemburgu

Shqipëria do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovizionit 2024 ku pas shortit u përcaktua se do të jetë e dyta në radhë, të enjten më 9 maj. Besa Kokëdhima përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2024 me këngën “Titan”.

eurovision 2024

Sondazh

Poll