Art&Argëtim

VIDEO/ Vuri shallin palestinez në dorë, Eurovision censuron performancën e këngëtarit suedez

Këngëtari mori pjesë në konkurs në vitin 2011 me këngën “Popular” me të cilën arriti në vendin e 3-të.

8 Maj 2024, 11:39 Nga S.B
VIDEO/ Vuri shallin palestinez në dorë, Eurovision censuron
Eric Saade

SUEDI- Artisti suedez, Eric Saade, ishte në mesin e të ftuarve në gjysmëfinalen e parë të Eurovizionit që u zhvillua mbrëmjen e së martës në Malmö, Suedi. Këngëtari mori pjesë në konkurs në vitin 2011 me këngën “Popular” me të cilën arriti në vendin e 3-të.

Megjithatë, interpretimi i tij kishte karakter të fortë politik që shkaktoi reagime. 33-vjeçari, i cili është gjysmë suedez dhe gjysmë palestinez, këndoi duke mbajtur një shami palestineze në dorë në shenjë mbështetjeje për popullin e Palestinës në mes të luftës me Izraelin.

Llogaria zyrtare e Eurovizionit në Instagram ka vendosur që të mos e publikojë performancën e tij ndryshe nga të gjitha performancat e tjera. EBU (Unioni Evropian i Transmetuesve) dha ​​një deklaratë për këtë çështje, e cila thoshte: “Eurovision Song Contest është një shfaqje televizive live. Të gjithë interpretuesit janë të vetëdijshëm për rregullat e konkursit dhe na vjen keq që Eric Saade zgjodhi të kompromentojë natyrën jopolitike të ngjarjes. Ne jemi të lumtur ta diskutojmë këtë me ju pas transmetimit të drejtpërdrejtë nëse është e nevojshme."

VIDEO/ Vuri shallin palestinez në dorë, Eurovision censuron
postimi i Eric

Në storyn e tij në Instagram, artisti i muzikës ka shkruar: Ju rikujtoj: Është vetëm dashuri. Të bashkuar nga muzika.

VIDEO/ Vuri shallin palestinez në dorë, Eurovision censuron
shalli palestinez
@bbc Back by popular demand... ???????? @ericsaadeofficial #Eurovision #iPlayer #Eurovision2024 #EricSaade #Popular ♬ original sound - BBC

eurovision suedi

Sondazh

Poll