Art&Argëtim

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e "Eurovision 2024" në Suedi, cilat janë 10 shtetet që siguruan biletën për në finalen e madhe?

15 këngë konkurruan për 10 biletat për në finalen e madhe të së shtunës që do të mbahet më 11 maj.

8 Maj 2024, 08:11 Nga M.B
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e "Eurovision 2024" në
Përfaqësuesit

SUEDIA- Mbrëmjen e shkuar ka startuar Festivali europian i këngës, "Eurovision Song Contest 2024" ku dhe u zhvillua gjysmëfinalja e parë në Malmö Arena të Suedisë. 15 këngë konkurruan për 10 biletat për në finalen e madhe të së shtunës që do të mbahet më 11 maj. 10 shtetet që u kualifikuan nga gjysmëfinalja e parë ishin:

1. Serbia
2. Portugalia
3. Sllovenia
4. Ukrainë
5. Lituania
6. Finlanda
7. Qipron
8. Kroacia (në foto)
9. Irlanda
10. Luksemburgu

Ndërsa Moldavia, Islanda, Australia, Polonia dhe Azerbajxhani u eliminuan. Rendi i performancave për Finalën e Madhe do të përcaktohet nga një short pas gjysmëfinales së dytë të së enjtes.

Shqipëria do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovizionit 2024 ku pas shortit u përcaktua se do të jetë e dyta në radhë, të enjten më 9 maj. Besa Kokëdhima përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2024 me këngën “Titan”. Kjo këngë mori çmimin e parë nga votat e publikut në Festivalin e 62-të të Këngës në RTSH-së.

Shqiptarët që jetojnë në vendet që garojnë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit të vëna në dispozicion nga shteti përkatës. Ndërkohë, të gjithë shqiptarët që jetojnë kudo në botë, mund të votojnë online 24 orë përpara se të hapet votimi online në esc.vote ku mund të votohet për Shqipërinë deri në 20 herë.

eurovision 2024

Sondazh

Poll