Art&Argëtim

FOTO/ Solli "kopshtin" e trëndafilave në Met Gala, fustani i modeles 22-vjeçare tërheq vëmendjen

I pajisur me një choker të artë dhe taka të ngjashme të larta, dizajni i bërë nga Undercover, dukej si një version modern i përrallës “E bukura dhe bisha”.

7 Maj 2024, 18:11 Nga S.B
FOTO/ Solli "kopshtin" e trëndafilave në Met Gala, fustani i
Amelia

SHBA- Modelja Amelia Grey Hamlin ishte një kopësht real me lule në Met Gala 2024. Modelja 22-vjeçare mbërriti në Met Galan e saj të parë e veshur për të bërë përshtypje.

Modelja, e cila ka sfiluar për kompani si Chanel, Miu Miu dhe Tommy Hilfiger dhe u emërua modelja e vitit 2024 i Daily Front Row, kishte veshur një fustan/krijim dramatik me temën e kodit të veshjes të këtij viti, "The Garden of Time".

FOTO/ Solli "kopshtin" e trëndafilave në Met Gala, fustani i
Amelia

Hamlin veshi një minifustan të verdhë me një mini terrarium të mbushur me trëndafila vjollcë që dalin nga beli. I pajisur me një choker të artë dhe taka të ngjashme të larta, dizajni i bërë nga Undercover, dukej si një version modern i përrallës “E bukura dhe bisha”.

 

met gala amelia grey hamlin

Sondazh

Poll