Art&Argëtim

Madonna zbulon pesë rregullat e shtëpisë së saj, cilat janë ato?

Gjithashtu "të jenë të kënaqur me atë që kanë" dhe të jenë "të sjellshëm".

7 Maj 2024, 17:49 Nga S.B
Madonna zbulon pesë rregullat e shtëpisë së saj, cilat
Madonna

SHBA- Këngëtarja Madonna ka ndarë me ndjekësit pesë rregulla të thjeshta të lumturisë. Ylli i popit ka bërë një story në Instagram në të cilën e shohim duke mbajtur një tabelë me "udhërrëfyesin e lumturisë" së saj, të cilën duhet ta ndjekin të gjithë që i shkojnë për vizitë në shtëpi.

Lista përfshinte rregulla të sjelljes duke i kujtuar fëmijëve dhe ndjekësve të saj të "buzëqeshnin", "të jenë të lumtur" dhe "të dëgjojnë të tjerët". Gjithashtu "të jenë të kënaqur me atë që kanë" dhe të jenë "të sjellshëm".

Madonna zbulon pesë rregullat e shtëpisë së saj, cilat
Madonna

Sipas artikullit të DailyMail, këngëtarja ndau rregullat në dhomën e ndenjes së shtëpisë së saj. Në foto e shohim të veshur me një pulovër të zezë me lule të mëdha të thurura dhe flokët e kuq janë të lëshuar pranë shpatullave.

madonna

Sondazh

Poll