Art&Argëtim

Lana Del Rey pozon me armiken e Taylor Swift, fansat e cilësojnë si tradhtare

Në fakt, dy yjet kanë qëndruar krah për krah duke dhënë deklarata për kamerën e Vogue, e duke bërë shaka me njëra-tjetrën.

7 Maj 2024, 15:22 Nga S.B
Lana Del Rey pozon me armiken e Taylor Swift, fansat e cilësojnë si
Taylor, Lana dhe Kim

SHBA- Këngëtarja Lana Del Rey mori pjesë në Met Gala dhe madje pozoi pranë Kim Kardashian. Në fakt, dy yjet kanë qëndruar krah për krah duke dhënë deklarata për kamerën e Vogue, e duke bërë shaka me njëra-tjetrën.

Ky intimitet mes tyre shkaktoi reagime, pasi Lana Del Rey është mikesha e ngushtë e Taylor Swift, me të cilën Kim Kardashian ka qenë në konflikt vitet e fundit. Swift madje ka bërë referenca për Kardashian në një këngë të fundit, gjë që i ka bërë gjërat edhe më keq mes tyre.

Lana Del Rey pozon me armiken e Taylor Swift, fansat e cilësojnë si
Lana dhe Taylor

Ashtu siç pritej, “shoqëria e ngushtë” e Lana Del Rey me Kim Kardashian nuk kaloi pa u vënë re nga publiku dhe veçanërisht nga fansat e Taylor Swift, të cilët folën për tradhëti.

kim kardashian taylor swift lana del rey

Sondazh

Poll