Aktualitet

Fier/ I dënuar me 6 vite burg, Interpol Tirana arreston shqiptarin e shpallur në kërkim

7 Mars 2019, 09:56 Nga DOSJA
Fier/ I dënuar me 6 vite burg, Interpol Tirana arreston shqiptarin e

FIER- Interpol Tirana ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstardimi drejt Italisë.

I arrestuari është shtetasi shqiptar me iniciale K.Xh, 65 vjeç, banues në Fier. Kapja dhe arrestimi i tij u bë, pasi Gjykata e Breshias në Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë i policisë

Fier

Policia e Fierit në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, kapën një tjetër shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet përkohësisht një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht shtetasin e shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

K.Xh, 65 vjeç, banues në Fier.

Kapja e këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim interpol tirana policia e fierit arrestim interpol tirana policia e fierit

Sondazh

Poll