Art&Argëtim

"Shko në shtëpi dhe ndërrohu, dukesh si Bianca Censori"/ Rita Ora kryqëzohet nga fansat, cila ishte domethënia e fustanit të saj?

Çifti kanë ecur së bashku në tapetin e eventit dhe këngëtarja ka ndjekur me besnikëri temën që këtë vit ishte “Kopshti i Kohës”.

7 Maj 2024, 12:49 Nga S.B
"Shko në shtëpi dhe ndërrohu, dukesh si Bianca
Rita Ora

SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është shfaqur pothuajse e zhveshur në Met Galan e këtij viti, pranë bashkëshortit të saj, Taika Waititi. Çifti kanë ecur së bashku në tapetin e eventit dhe këngëtarja ka ndjekur me besnikëri temën që këtë vit ishte “Kopshti i Kohës”.

33-vjeçarja është shfaqur me një fustan, të punuar me lidhëse, nga i cili vareshin rruaza gurësh të çmuar, në nuanca të ndryshme. Siç zbuloi ajo duke folur për Vogue, disa nga rruazat datojnë në shekujt e parë dhe të dytë para Krishtit, duke i bërë ato "më të vjetra se kushdo në këtë planet".

"Shko në shtëpi dhe ndërrohu, dukesh si Bianca
Rita Ora

Nëpërmjet fustanit, Rita Ora kishte veshur vetëm një body transparent, për pasojë nuk mundi të ecte rehat në tapet. Kamera e kapi disa herë teksa përpiqej të mbulonte pjesët e trupit, qoftë me duar, qoftë me bashkëshortin përballë saj. Ky "nuditet" nuk i ka pëlqyer shumë prej fansave dhe ndjekësve të eventit, dhe këtë e kanë shprehur në komente.

"Çfarë i ka ndodhur modës? Për mua është një JO!!" ka komentuar një fanse. "Shko në shtëpi dhe ndërrohu, dukesh si Bianca Censori" komentoi një tjetër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cosmopolitan (@cosmopolitan)

rita ora met gala

Sondazh

Poll