Art&Argëtim

Nga ndalimi i celularëve dhe duhanit tek përzgjedhja e gatimeve pa majdanoz dhe hudhra, zbulohen 11 rregullat kryesore të Met Gala

Si çdo ceremoni me rëndësi edhe Met Gala ka rregullat e veta ndonëse ndjekësit e galasë mendojnë se disa prej tyre janë të tepruara.

6 Maj 2024, 17:49 Nga S.B
Nga ndalimi i celularëve dhe duhanit tek përzgjedhja e gatimeve pa
Met Gala

SHBA- Fansat dhe publiku i gjerë shpesh pyesin se kush do të ftohet çdo vit në Met Gala. Epo, këtë vit, Time raporton se rreth 400 të famshëm do të marrin pjesë dhe Anna Wintour ka fjalën e fundit mbi listën e të ftuarve.

Si çdo ceremoni me rëndësi edhe Met Gala ka rregullat e veta ndonëse ndjekësit e galasë mendojnë se disa prej tyre janë të tepruara. Më poshtë po listojmë 11 nga rregullat më kryesore të natës gala:

1. Nuk lejohet pirja e duhanit

2. Ju nuk mund të blini thjesht karrigen apo biletën tuaj, megjithëse kushton para për të marrë pjesë

3. Duhet të jeni të paktën mbi 18 vjeç për të marrë pjesë

4. Nëse sillni bashkëshortin tuaj, me siguri nuk do të uleni pranë tij

5. Ju keni një vend të caktuar nuk mund ta zgjidhni vetë

6. Anna Wintour aprovon rreth 80 përqind të pamjeve deri tek këpucët

7. Telefonat celularë janë të ndaluar, ashtu si edhe bërja e selfieve brenda sallës

8. Anna Wintour fton njerëzit me ndjekës më të mëdhenj në shoqëri

9. Anna Wintour ka fjalën e fundit mbi listën e të ftuarve dhe ajo zgjedh nëse e bën publike apo jo

10. Asnjëherë mos refuzoni një ftesë - përveç nëse jeni super i famshëm

11. Nuk lejohen gatimet me majdanoz, qepë apo hudhra, e as brusketat

met gala regulla anna wintour

Sondazh

Poll