Art&Argëtim

Drake mohon akuzat nga Kendrick Lamar: Nuk kam kryer kurrë marrëdhënie seksuale me të mitur

Në përgjigjen e tij, Drake qeshi me akuzën, duke thënë se ajo ishte vendosur qëllimisht dhe se rivali i tij e hëngri karremin pa e ditur.

6 Maj 2024, 15:54 Nga S.B
Drake mohon akuzat nga Kendrick Lamar: Nuk kam kryer kurrë
Drake

SHBA- Reperi i njohur kanadez Drake ka mohuar akuzat për marrëdhënie me vajza të mitura dhe për mbajtjen e një fëmije të fshehtë, të cilat u zbuluan në një diss nga rivali i tij Kendrick Lamar. Në projektin e fundit të Drake, ‘The Heart Part 6’, ai thotë se ndihet i neveritur nga pretendimet e Lamar dhe tregon se qëllimisht i dha yllit informacion të pasaktë me shpresën se do ta përdorte atë.

Akuzat e Lamar erdhën në këngën e tij të tretë sulmuese të fundjavës, të quajtur ‘Not Like Us’. Lamar pohoi gjithashtu se Drake kishte një vajzë të cilën ai e kishte mbajtur të fshehtë nga publiku.

Në përgjigjen e tij, Drake qeshi me akuzën, duke thënë se ajo ishte vendosur qëllimisht dhe se rivali i tij e hëngri karremin pa e ditur. Dhe ai me zemërim mohoi akuzat për seks me të mitur.

Konflikti disamujor i reperëve filloi vitin e kaluar me këngën e Drake ‘First Person Shooter’, ku reperi J Cole mburrej se ai, Drake dhe Lamar ishin "treshja e të mëdhenjve" të hip-hopit.

drake

Sondazh

Poll