Art&Argëtim

FOTO/ Djali i aktorit të famshëm dhunon fizikisht nënën e tij, pamjet nga fytyra e saj e mavijosur bëjnë xhiron e rrjetit

33-vjeçari Weston Cage është akuzuar për një përleshje fizike me nënën e tij Christina Fulton në shtëpinë e saj më 5 maj në Los Angeles.

6 Maj 2024, 16:04 Nga S.B
FOTO/ Djali i aktorit të famshëm dhunon fizikisht nënën e
Christina dhe Weston

SHBA- Djali i aktorit të njohur Nicholas Cage thuhet se është nën hetim pas një sulmi të dyshuar ndaj nënës së tij. 33-vjeçari Weston Cage është akuzuar për një përleshje fizike me nënën e tij Christina Fulton në shtëpinë e saj më 5 maj në Los Angeles.

Mësohet se nënë e bir kanë pasur një mosmarrëveshje verbale, e cila më pas ka kaluar në një përleshje fizike. Është raportuar gjithashtu se një ambulancë u dërgua në shtëpinë e Fulton, por askush nuk u transportua në spital.

Një burim i afërt me Christinën tha për median e huaj se ajo kishte ndihmuar djalin e saj në një "moment emocional" duke e ngushëlluar atë. Gjithashtu pretendohet se ajo përgënjeshtron nocionin se kishte një argument.

FOTO/ Djali i aktorit të famshëm dhunon fizikisht nënën e
Christina Fulton

Në fotot e marra nga TMZ, Fulton u fotografua të dielën më 5 maj me mavijosje rreth syrit me njolla të verdhë-jeshile dhe vjollcë mbi mollëzën e saj të majtë. Është raportuar gjithashtu se Weston ka paraqitur një urdhër ndalimi kundër Christina në vitin 2020, megjithëse kjo më vonë u hodh poshtë pasi Weston nuk u paraqit në gjykatë.

nicolas cage shba

Sondazh

Poll