Politike

Gjysma e kabinetit në burg, Rama tregon pse nuk jep dorëheqjen: Përgjegjësia përpara ligjit është individuale, llogaridhënia është institucionale

Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, thekson se roli i tij në vendin tonë është edhe vendimtar se dhe ikja e tij do të ishte shkatërruese për Shqipërinë.

7 Maj 2024, 11:24 Nga I.A
Gjysma e kabinetit në burg, Rama tregon pse nuk jep
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar arsyen se përse nuk jep dorëheqjen nga posti i tij, kur gjysma e kabinetit dhe qeverisë ndodhen në burg ose hetim për korrupsion dhe vjedhje. Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, thekson se roli i tij në vendin tonë është edhe vendimtar se dhe ikja e tij do të ishte shkatërruese për Shqipërinë. Ndërkohë që ka deklaruar se përgjegjësia përpara ligjit është individuale, ndërsa llogaridhënia është institucionale

"Dy fjalë për përgjithësinë morale, është e vërtetë që dhe në vend të zhvilluara shumë titullar dorëhiqen kur nuk janë përgjegjës të drejtëpërdrejtë për një rrëshqitje nga binarët. Por në demokracitë e konsoliduara, ka një strukturë të tërë ligjistusionale që i kryen vetë 90% të makinerive të shtetutit. Belgjika ndejti më shumë se një viti pa qeveri, makineria e shtetit nuk u fik, por njerëzit thoshin që shteti punon dhe m ëmbirë pa qeveria.

Ne po punojmë për këtë prej 10 vjetësh. Falë bekimit të teknologjisë digjitale nuk do të presim me breza por do ja dalim shumë shpejt me dijen që sjell procesi i BE. Ju e dini shumë mirë se sa ndryshon performanca në varësi të drejtuesit. Pikërisht ju e dini shumë mirë se ekziston marrja e përgjegjësive morale për vartësit që vendosen në akuzë nga drejtësia, nëse nuk është rasti i lidhjeve me ta. Aq më tepër përgjegjësia morale predikohet nga njerëz të akuzuar dhe të izoluar në ballkone për korrupsion… apo të kudondodhur nëpër kanale dhe portale. Synohet krijimi i një diabolizmi mekanik për të goditur një shumicë qeverisëse që nuk e mundin dot ndryshe me votë. Një kokë këtu një kokë atje bam e bum, morali kush e ka radhën për t’u dorëhequr. Shtet bërja nuk është ushtrim i lehtë për t’u udhëhequr

Sigurisht që shtetbërja demokratike nuk është një ndërtim aq i thjesht me tulla dhe llaç, por është një proces i shumëmoralshëm dhe morali përcaktohet nga raporti i individit me ligjin. Me që u kap ky, nuk ka se si mos ta dish dhe ti. As nga tërheqja e të parit të punës se disa vartës kanë bërë korrupsion. Pre e dalluve bien dhe njerëz të mirë dhe të mençur dhe me drejtën e zotit neveriten kur del llumi nga pusetave të hapura të drejtësisë. Mirëpo, përgjegjësia përpara ligjit është individuale, llogaridhënia është institucionale," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll