Aktualitet

Tentoi të kalojë kufirin me dokumente false, arrestohet vlonjati në Rinas

7 Mars 2019, 09:41 Nga DOSJA
Tentoi të kalojë kufirin me dokumente false, arrestohet vlonjati

RINAS- Policia kufitare arrestoi një shtetas për tentativë të kalimit të kufirit me dokumenta të falsifikuara.

Në vijim të punës për për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, policia kufitare e Rinasit arrestoi në flagrancë shtetasin me iniciale S.H., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe i sekuestroi dy karta identiteti rumune, të cilat dyshohen të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim dokumente false rinas arrestim dokumente false rinas

Sondazh

Poll