Aktualitet

Tërmeti shkundi Shqipërinë/ Ministria e Arsimit anulon mësimin për sot në të gjithë vendin

26 Nëntor 2019, 07:13 Nga DOSJA
Tërmeti shkundi Shqipërinë/ Ministria e Arsimit anulon

Shqipëri-Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 5 viktima dhe 200 të plagosur. Ndërkohë që mbi 200 persona kanë marrë ndihmën e parë në spital.

Për këtë situatë emergjente Ministria e Arsimit ka marrë vendimin që të anulohet mësimi në të gjithë Shqipërinë për ditën e sotme.

“Pezullohet mësimi në gjithë territorin për sot, datë 26 nëntor 2019. Për ditët në vijim ju njoftojmë në fund të ditës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet i forte ne shqiperi termet ne shijak termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll