Aktualitet

DETAJE/ Si reagoi Ergys Arrazi pasi u njoftua për mbytjen e vajzës 9 -vjeçare në lumë, dëshmia e tij para policisë

Policia e ka vënë në pranga për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

5 Maj 2024, 12:23 Nga r.ll
DETAJE/ Si reagoi Ergys Arrazi pasi u njoftua për mbytjen e vajzës 9
ergys arrazi

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka marrë në pyetje, 31-vjeçarin Ergys Arrazi, për ngjarjen e rëndë dhe akuzat e ngritura ndaj tij për shkaktim të vetëvrasjes të bashkëshortes dhe fëmijëve.  Ai ka refuzuar të japë detaje dhe është treguar i ftohtë gjatë marrjes në pyetje. Arrazi ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve dhe gruas, ndërsa raportohet se nuk ka shfaqur asnjë ndjesi kur policia i ka dhënë lajmin se gruaja dhe fëmijët janë hedhur në lumin Bunë.

Pasi policia i ka treguar shenjat e dhunës të vajzës së madhe, po ashtu nuk ka dhënë asnjë reagim, duke i qëndruar versionit të tij. Policia e ka vënë në pranga për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

Deri tani është gjetur vetëm trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare në ujërat e lumit të Bunës, e cila sipas policisë dyshohet se është vetëmbytur për shkak të dhunës që i shkaktonte i ati. Polumbarët e RENEA-s po vijojnë kërkimet për trupat e 39-vjeçares dhe dy fëmijëve të tjerë, të cilët gjithashtu dyshohen të jenë vetëmbytur. 

ergys arrazi shkoder

Sondazh

Poll