Aktualitet

U godit me qytën e pistoletë gjatë një sherri në Sarandë, 31 vjeçari përfundon në spital (EMRI)

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe po grumbullon pamje filmike me qëllim identifikimin e autorëve.

5 Maj 2024, 12:05 Nga r.ll
U godit me qytën e pistoletë gjatë një sherri në
foto ilustruese

SARANDË- Një person është goditur me qyte pistolete gjatë një sherri një natë më parë në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren e qytetit afër mesnate.

Kristo Ballkoni, 31 vjec, banues në Sarandë dyshohet se është goditur me qytë pistolete në pjesën e fytyrës.Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë për shkak të plagëve në fytyrë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe po grumbullon pamje filmike me qëllim identifikimin e autorëve.

kristo ballkoni sarande

Sondazh

Poll