Aktualitet

Aksident me vdekje në Tiranë, makina përfundon në Lanë

Mësohet se një person me iniciale Xh.H duke udhëtuar nga Bërxulla drejt Rinasit, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin e Lanës.

4 Maj 2024, 21:25 Nga I.A
Aksident me vdekje në Tiranë, makina përfundon në Lanë
Foto Ilustruese

TIRANË- Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se një person me iniciale Xh.H duke udhëtuar nga Bërxulla drejt Rinasit, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin e Lanës. Nga aksidenti, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën. Ndërkohë që shkaqet e plota të ngjarjes ende nuk dihen. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 04.05.2024, rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit, shtetasi Xh. H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë shtetasi Xh. H. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll