Aktualitet

Aksident në Hotolisht të Librazhdit, makinat përplasen "kokë më kokë"

Dy automjete përkatësisht “Benz” dhe “Renalut” janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

4 Maj 2024, 20:27 Nga DOSJA
Aksident në Hotolisht të Librazhdit, makinat përplasen
Pamje nga vendngjarja

Librazhd - Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Hotolisht të Librazhdit. Dy automjete përkatësisht “Benz” dhe “Renault” janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Nga raportimet e deritanishme thuhet se nuk ka persona të lënduar, raportohet vetëm për dëme të konsiderueshme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Pritet një njoftim nga ana e bluve për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Sondazh

Poll