Aktualitet

Aksident në Mirditë/ Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, 46-vjeçari çek transportohet te spitali i Traumës

Shtetasi çek u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

4 Maj 2024, 15:35 Nga r.ll
Aksident në Mirditë/ Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga,
foto ilustruese

TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pak më herët në fshatin Bukmirë në Mirditë. Sipas inofrmacioneve policore një 46-vjeçar nga Çekia që drejtonte motorin ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i plagosur.

Shtetasi çek u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mirditë/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Bukmirë, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga motomjeti me drejtues shtetasin çek R. K., 46 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident ne mirdite spitali i traumes

Sondazh

Poll