Aktualitet

Shiste doza kokaine në lagje të ndryshme, vihet në pranga 41-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Gjatë kontrollit në automjetin që Havaraj drejtonte, policia i gjeti të fshehura 90 doza të lëndës narkotike kokainë, të cilat dyshohet se i shiste në lagje të ndryshme të qytetit. Gjatë kontrollit në automjetin që Havaraj drejtonte, policia i gjeti të fshehura 90 doza të lëndës narkotike kokainë, të cilat dyshohet se i shiste në lagje të ndryshme të qytetit.

4 Maj 2024, 16:22 Nga r.ll
Shiste doza kokaine në lagje të ndryshme, vihet në pranga
policia e vlores

VLORË- Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi është kapur duke shitur doza kokaine. Në kuadër të operacionit antidrogë "Tempulli 3", është vë në pranga Leonard Havaraj. 

Gjatë kontrollit në automjetin që Havaraj drejtonte, policia i gjeti të fshehura 90 doza të lëndës narkotike kokainë, të cilat dyshohet se i shiste në lagje të ndryshme të qytetit.

Policia ka sekuestruar dozat e kokainës, 2 celularë si dhe 1 automjet që i përkiste të arrestuarit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”.

Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të Vlorës, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohen 90 doza të lëndës narkotike kokainë, si dhe 2 celularë dhe 1 automjet të të arrestuarit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta, me qëllim shitjen në doza, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. H., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

policia e vlores leonard havaraj

Sondazh

Poll